Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anëtarësimi i trafikut ajror në IFATCA tejet i rëndësishëm

Anëtarësimi i Kosovës në IFATCA dhe shumë organizata ndërkombëtare, pavarësisht pengesave nga ana e Serbisë është mjaft e rëndësishme për vendin, vlerësojnë zyrtarë të Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON).

Artan Hasani, kryetar i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON), i tha transmetuesit publik se anëtarësimi në këtë organizatë i ka parapri anëtarësimit në organizata tjera, e më pas edhe në IFATCA, megjithatë kanë pasur shumë peripeti gjatë rrugëtimit, kur dihet se gjithnjë kanë hasur pengesa nga shteti serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dritëro Zhitija, anëtar i Shoqatës tha se gjatë procesit të anëtarësimit kanë qenë vetëm 2 kundërshtime dhe 2 apo 3 abstenime nga 128 shtete, për anëtarësim, ku e konsiderojnë sukses shumë të madh që Kosova është anëtare e 127 në IFATCA.

Ndërkaq Gëzim Krasniqi po ashtu anëtar i Shoqatës, ka treguar procedurat se si ka shkuar votimi nga fillimi dhe gjithashtu edhe lobimi te ato vende ku ka pasur mëdyshje, për anëtarësimin e Kosovës.

Sa i përket përfitimeve nga këto anëtarësime ata deklaruan se mund të kenë shkëmbime profesionale, po ashtu Kosova ka një zë ndërkombëtarisht si të gjitha shtetet tjera, pra me të drejta të plota.

Detyra e kontrollorëve është se ata e menaxhojnë çdo aeroplan që hynë në hapësirën ajrore të Kosovës që të mos shkaktohet asnjë telashe duke përfshirë edhe aksidentet.

Megjithatë Kosova ende nuk e menaxhon hapësirën e lartë ajrore, pra ata aeroplanë që janë vetëm tranzit nëpër Kosovë, por vetëm ata që ndalojnë në vend, i thanë ata televizionit publik duke shtuar se janë duke punuar që ta marrin përsipër edhe kontrollin e hapësirës së lartë ajrore.