Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Ambienti” pret qe një vit e gjysmë grantin 1-milionësh

Kanë kaluar më tepër së një vit qëkur kompania rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Ambienti” në Pejë kishte pranuar në një solemnitet rasti, në fillim të muajit qershor 2018, çekun në vlerën e grandit të fituar prej rreth 950 mijë eurosh, por deri tash nga kjo shumë asnjë cent nuk e ka marrë.

Këtë shumë kjo kompani e ka fituar në vitin 2017 në një garë për shërbimet që ofrohen në menaxhim të mbeturinave nga kompanitë e mbeturinave të të gjitha komunave, të organizuar nga organizata gjermane GIZ, kurse dhurues i granteve nga mjetet e taksapaguesve gjermanë ka qenë banka gjermane KfW, shkruan sot Koha Ditore.

Për të fituar grand, drejtori i kësaj kompanie, Nexhat Avdullahi, tregon se kanë qenë shtatë kritere që është dashur të plotësoheshin dhe në bazë të kritereve që i ka plotësuar kjo kompani ka dalë ndër më të mirët si rajon dhe i kanë fituar rreth një milion euro. Kompania “Ambienti” me shërbimet e veta, përveç Pejës, mbulon edhe Istogun dhe Klinën, ku i ka njësitë e veta, pasi këto dy komuna nuk kanë kompani të veta për bartjen e mbeturinave. Njësia në Pejë ka fituar rreth 509 mijë euro, njësia në Klinë mbi 293 mijë euro dhe ajo në Istog mbi 146 mijë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)