Banorët e fshatit Dardani dhe subjekti opozitar lëvizja Vetëvendosje, Dega në Ferizaj, kanë kritikuar kompaninë publike “Ambienti” për mosmirëmbajtje të hapësirave publike në tregun e gjelbër, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë fshat çdo të diel mbahet pazari i fruta- perimeve, ndërkohë që kjo kompani është e obliguar t’i pastrojë me kohë mbetjet e fermerëve, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh megjithëse fermerët janë taksapagues të rregullt ndaj kompanisë për të hyrë brenda tregut të gjelbër me produkte të ndryshme.
Xhevat Sallahu këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e VV-së, ka thënë se krijimi i kompanisë së re publike “Ambienti” është miratuar edhe nga Kuvendi me qëllimin që tregjet, parkimet, hapësirat e gjelbra dhe hapësirat e tjera të menaxhohen sipas kritereve, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodhë.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dështon menaxhimi i tregut në Dardani të Ferizajt
-
Banorët e Dardanisë, kritikojnë kompaninë “Ambienti” për mosmirëmbajtjen e tregut javor
-
Tregu i gjelbër me mungesë kushtesh për punë e higjienë
-
Kompania “Pastërtia” në Ferizaj dështon t’i menaxhojë mbeturinat në dhjetëra fshatra
-
Kundërshtohet shndërrimi i Parkut të Qytetit të Ferizajt në parking automjetesh