Mungesa e zbatimit të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2009 – 2015 në Komunën e Pejës ka lënë anash edhe monitorimin apo kontrollimin e rregullt të cilësisë së ajrit në qytetin e Pejës nga vetë komuna.
Ndotja e ajrit me gazra të dëmshme dhe aromatike, sidomos prej automjeteve të shumta që janë në këtë qytet, është evidente, shkruan sot “Koha Ditore”.
Se çfarë cilësie ka ajri i qytetit të Pejës nuk e dinë jo vetëm qytetarët e saj, por as vetë komuna. Skënder Shala, drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, thotë së nuk ka njohuri për cilësinë e ajrit.
Nga matjet e bëra deri me tani është konstatuar se cilësia e ajrit në Pejë është e mirë dhe deri me tani nuk ka pasur tejkalime”, thotë Bajram Kadriu, zyrtar i lartë për komunikim me publikun dhe ndërgjegjësim mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Mirëpo, këto matje kontestohen nga aktivistët dhe shoqatat mjedisore në Pejë, për shkak se sipas tyre matësi është larg qytetit, në vendin ku frekuentimi i automjeteve është fare e vogël... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Deponia në flakë, duhej të mbyllej më 2007
-
Zjarri në deponinë e Sferkës nuk shuhet as pas të reshurave
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
IKSHPK alarmon për cilësinë e ajrit, Prishtina qyteti më i ndotur