Ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, ka vizituar Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike.
Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, e ka informuar ambasadoren Kapitanoviq për dy dikasteret e rëndësishme të ministrisë dhe për drejtimin që ka marrë Republika e Kosovës në fushën e investimeve strategjike.
“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka bërë një hap përpara. Kualifikimi në listën e investitorit strategjik do të jetë një mundësi e mirë për investitorët në aspektin e lehtësimit të dokumentacionit të kërkuar. Me këtë ligj presim t’u themi jo burokracisë dhe vështirësive të tjera teknike që e kanë pasuar këtë fushë prej kohësh”, ka thënë Gashi, transmeton Kosovapress.
Ndër prioritetet e investimeve konsiderohen energjia, minierat dhe turizmi, ndërsa, nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, ka shprehur mbështetjen e shtetit nga vjen, si në të kaluarën, po ashtu edhe në proceset e ardhme të Kosovës.
-
Haradinaj priti në takim lamtumirës Kapitanoviqin: Kroacia shembull që duhet ndjekur
-
Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviq
-
Kapitanoviq: Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën
-
Kosova e Kroacia diskutojnë për bashkëpunim në fushën e forenzikës
-
Kroacia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në proceset integruese