Në kuadër të takimeve të rregullta me kryetarë të komunave në Kosovë, ambasadorja e Kroacisë në vendin tonë, Maria Kapitanoviq, vizitoi sot Gjakovën ku me të parin e kësaj komune Ardian Gjini ka biseduar rreth bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy vendeve dhe zgjerimin e këtij kooperimi në të ardhmen.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se në takim është biseduar për mënyrat e bashkëpunimit në ekonomi, binjakëzimit me qytete të ndryshme kroate dhe shkëmbimet kulturore ndërmjet dy vendeve mike.
“Ne kemi shumë qytetarë të Gjakovës që punojnë dhe jetojnë në Kroaci, sidomos në bregdet dhe do të vazhdojmë t’i eksplorojmë të gjitha këto mundësi në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të qytetarëve të qyteteve të ndryshme të Kroacisë”, tha Gjini, transmeton kp.
Ndërsa, diplomatja kroate Maria Kapitanoviq ka vlerësuar rolin e kosovarëve në shoqërinë kroate për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe forcimin e këtij kooperimi në të ardhmen.
“Gjakova është qyteti i tretë më i madh në Kosovë dhe është një nga qendrat kryesore në Kosovë, dhe desha të jem sot këtu të bisedojë me kryetarin e komunës për mënyrat e bashkëpunimit. Siç tha kryetari, në Kroacia është shtëpi për shumë qytetarë të Kosovës, ka shumë qytetarë të Gjakovës që punojnë në Kroaci dhe në bazë të marrëdhënieve të vendeve dhe qytetit të Gjakovës dhe qyteteve në Kroaci, dëshirojmë ta zgjerojmë bashkëpunimin sidomos në ekonomi, bizneset e vogla, projektet infrastrukturore, gjëra kulturore, sepse pasi kemi shumë kosovarë në Kroaci, ka shumë mundësi për shkëmbimin e përvojave”, tha Kapitanoviq.
-
Gjini takohet me pronarët e bizneseve në Gjakovë, u premton mbështetje
-
Ambasadorë nga vende të ndryshme të botës njihen me historinë e Gjakovës
-
Apostolova kërkon që të nisin punimet për ngrohtoren e re të Gjakovës
-
Haradinaj priti në takim lamtumirës Kapitanoviqin: Kroacia shembull që duhet ndjekur
-
Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviq