Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov deklaroi se edhe Bashkimi Evropian, dhe jo vetëm Rusia, ka nisur të shqetësohet lidhur me situatën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se kjo situatë është pasojë e qasjes së njëanshme të BE-së.
Çizhov për portalin e Brukselit EurActiv.com tha se BE-ja ka intervenuar kur në veri të Mitrovicës ishte ndërtuar muri te lumi Ibër, ndërsa Prishtina u zemërua dhe kërkoi largimin e tij, transmeton Koha.net.
“BE-ja intervenoi dhe ata ndikuan në serbët që të pranojnë të shkatërrojnë amfiteatrin, ndërsa si shkëmbim shqiptarët e Kosovës të tërheqin forcat e tyre speciale nga jugu i urës. Por, çfarë po ndodh me obligimin e Prishtinës që të formojë Bashkësinë e Komunave serbe? Këtë nuk po e përmendin më , as shqiptarët e Kosovës, por as BE-ja”, tha Çizhov.
-
BE-ja kërkon koordinim dhe dialog me të gjitha komunitetet rreth urave në Mitrovicë
-
BE-ja dënon aksionin e Policisë në veri, kërkohet rikthimi i palëve në tryezën e negociatave
-
Vuçiqi i ankohet ambasadorit rus lidhur me situatën në Kosovë
-
BE: Kosova rrezikon të mbetet vetëm dhe prapa nëse s’i dëgjon aleatët
-
Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së Urës së Ibrit - çorientuese