Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori Kallaba dekorohet nga presidenti bullgar

Në praninë e ambasadorëve të shumë shteteve mike, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Turqinë, Irlanda, Polonia, Egjipit, Pakistani, si dhe drejtuesve e zyrtarëve të lartë institucional të Bullgarisë, presidenti Rumen Radev, me rastin e dekorimit me urdhrin “The Madara Horseman”, ka vlerësuar lartë punën e ambasadorit Shpend Kallaba, me motivacion ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve në mes të Bullgarisë dhe Kosovës.

“Sipas Presidentit Radev, ambasadori Kallaba gjatë mandatit të tij si Ambasador i Republikës së Kosovës në Bullgari, ka dhënë një kontribut të çmuar në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në mes dy vendeve në fusha të ndryshme, të cilat janë finalizuar me marrëveshje në sektorë krucial të bashkëpunimit, ekonomi, arsim, kulture. Në kuadër të thellimit të marrëdhënieve Presidenti Radev ka vlerësuar edhe kontributin e ambasadorit Kallaba në hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Kosovës në qytetin e Nessebarit, duke e quajtur këtë si një dëshmi shtesë në mes marrëdhënieve të shkëlqyera në mes dy vendeve”, është thënë në njoftimin e Ambasadës.