Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka deklaruar se shteti i tij teknikisht ende nuk e ka njohur Kosovën, por se kjo është pjesë e marrëveshjes në Washington, për të cilën nuk beson se do të ndikojë në raportet midis Serbisë dhe Izraelit.
“Atë problem nuk mund ta kuptojë askush më mirë se ne”, ka thënë ambasadori në një intervistë të premten, për mediet serbe. “Njëmend, unë kuptoj gjithçka që është thënë në kuadër të vendimit tonë”, ka shtuar ai.
“Është e vërtetë se teknikisht nuk jemi ende atje, por deklarata e kryeministrit dhe ministrit tonë të Jashtëm janë fakte. Ne e njohim Kosovën, është kjo pjesë e pakos amerikane të masave derisa unë do të bëj çmos që bashkë me krerët e Serbisë ta zbeh ndikimin e atij vendimi në raportet mes Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan.