Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka deklaruar se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend është çështje e brendshme, raporton KTV.
Ai ka thënë se është e padrejtë që qytetarët të presin para ambasadave për marrjen e vizave.
“Ne e trajtojmë çështjen e vizave dhe mund të them se nuk është një punë aspak e mirë që çdo vit rritet numri. Janë rreth 7 mijë njerëz që presin para Ambasadës për viza, ata nuk janë shumë të rinj. Nuk jam i lumtur me këtë situatë, unë e përfaqësoj Zvicrën dhe nuk jam këtu t’u sqarojë politikanëve se çfarë ata duhet të bëjnë. Në tërësi, shpresoj që një zgjidhje do të gjendet jo vetëm për demarkacionin, por edhe për çështjet tjera që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka thënë ambasadori zviceran, pas nënshkrimit të Amendamentit të parë të projekt-marrëveshjes për mbështetjen për Këshillin Ndërministror për ujëra.
-
Kosovarët mes zhgënjimit e shpresës për vizat
- Ku mbeti liberalizimi i vizave një vit pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi
-
Çfarë mendojnë qytetarët për demarkacionin
-
Demarkacioni, provë e mbijetesës së Kuvendit dhe Qeverisë
- Si u bë ratifikimi i demarkacionit sikur referendum për anëtarësim në BE