Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka nderuar Heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ai, me rastin e ditëlindjes së Heroit, ka vënë një tufë lule tek busti i tij që gjendet në Londër, e për të cilin thotë se “i jep nder dhe krenari qytetit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot vura një tufë lulesh tek busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, me rastin e 6 Majit, ditëlindjes së tij. Busti i tij i jep nder dhe krenari qytetit të Londrës, por ai do ta hijeshonte edhe çdo qytet tjetër në botën perëndimore”, ka thënë Greiçevci.
“Heroi ynë kombëtar, duke mbrojtur tokat dhe vlerat shqiptare, mbrojti edhe qytetërimin perëndimor, të cilit i takojmë. Lavdi i qoftë”, u shpreh Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.