Ambasadori i Francës në Beograd, Frederik Mondoloni, shfaqi sot shpresën se nuk bëhet fjalë për bllokim të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe iu bëri thirrje palëve të ndërmarrin të gjithë hapat për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Mondoloni ka theksuar se Franca mbështet arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të hapte rrugën për zgjidhje afatgjatë të konfliktit.
Deklarimi i ambasadorit francez u bë pak orë pasi presidenti serb Vuçiq anuloi pjesëmarrjen në dialogun me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i paraparë të mbahet sot në Bruksel.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni letër Vuçiqit, shpreson që dialogu të mbyllet në muajt në vijim
-
Franca pa vija të kuqe në marrëveshjen Kosovë – Serbi
-
Franca, e shqetësuar me mos-vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi
-
Franca thotë se Vuçiqi e di: Njëherë marrëveshja me Kosovën, tani integrimi në BE
-
Franca ia bën të qartë Serbisë se s’ka BE pa një marrëveshje me Kosovën