Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar pasi ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk e mori parasysh shqetësimin e Bashkimit Evropian që përmes një deklarate kërkoi që qeveria në largim të mos marrë asnjë vendim për procesin e emërimit të noterëve të rinj.
BE-ja sot bëri thirrje që autoritetet në largim të përmbahen nga emërimi i noterëve të rinj dhe që këtë proces t’ia lënë qeverisë së re. Krejt kjo pas raportimeve se më shumë se 50 kandidatë që kanë kaluar të gjitha fazat testuese për noterë janë të afërm apo familjarë të zyrtarëve të PDK-së dhe të anëtarëve të komisionit.
Megjithatë, Tahiri deklaroi pas kësaj kërkese se emërimi i noterëve të rinj është proces legjitim dhe duhet të ndodhë.
“BE-ja nxori deklaratë paralajmëruese për emërimin e nxituar të noterëve të rinj sot, duke ndjekur nga deklarata e ministrit të Drejtësisë së Kosovës që tha se procesi do të shkojë përpara gjithsesi. Rekomandoj fuqishëm që të merren seriozisht shqetësimet e shprehura: Njerëzit këtu nuk mund të shërbehen nëse aktet noteriale nuk njihen jashtë vendit”, ka shkruar Heldt në Twitter.
-
BE-ja dhe ambasadori gjerman të ashpër ndaj insistimit të ministrit Tahiri për noterët e rinj
-
Shoqëria civile, letër komunitetit ndërkombëtar që të pengojë emërimin e noterëve të rinj nga Tahiri
-
Ambasadori gjerman përshëndet deklaratën e Veselit për ‘ngrirjen e emërimeve të noterëve të rinj’
-
Presioni ndërkombëtar e detyron Tahirin të mos i emërojë njëanshëm noterët e kontestuar
-
OJQ-të duan hetime për veprime të mundshme kriminale në procesin e noterëve