Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori gjerman prezanton ajvarin e Krushës në Berlin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka prezantuar ajvarin e Kosovës në Gjermani, në 20 vjetorin e bashkëpunimt Gjermani- Kosovë.

Held tutje u ka rekomanduar gjermanëve që të hanë sa më shumë ajvar pasi sipas tij është shumë i shëndetshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“20 vjet bashkëpunim Gjermani-Kosovë: Për një dekadë, gratë e zonja të Krushës punojnë së bashku me GIZ. Në vizitën time të fundit, u premtova që do ta rrisë ndërgjegjësimin për ajvarin. Dhe tani është në zemër të Berlinit. Gjermanë, hani më shumë ajvar, shëndetshëm dhe shumë i shijshëm”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Në shtator të këtij viti punëtoria e Koperativës Bujqësore “Krusha” ishte djegur nga zjarri. Kësaj korporate ditë më pas iu janë dhuruar 100 mijë euro nga Ambasada Gjermane në Kosovë.