Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori gjerman Heldt uron 22-vjetorin e “Kohës Ditore”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar sot 22-vjetorin e daljes së përditshme të gazetës Koha Ditore.

Në urimin për kryeredaktorin e gazetës, Agron Bajrami, ambasadori ka shkruar se gazetaria e pavarur cilësore është thelbësore për shoqëritë e hapura dhe për demokracinë, transmeton Koha.net.

“Gëzuar 22-vjetori”, ka shkruar ambasadori Heldt.

Sot e Diela me Koha Ditore, i kushtohet 22-vjetorit të botimit të gazetës dhe ajo për lexuesit e saj është falas.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm