Arbëri

Ambasadori gjerman: Ballkani Perëndimor në BE është përgjigjja më e mirë për Rusinë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet Rusisë për përpjekjet e saj për destabilizimin e rajonit.

Ai e ka mbështetur deklaratën e ndihmëssekretares amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, se Kosova dhe Serbia duhet të riangazhohen urgjent në dialog.

“Me të vërtetë! Përgjigja më e mirë për t'iu kundërvënë përpjekjeve të hapura të Rusisë për destabilizim në rajon është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.

Të hënën Donfried tha se Rusia do që të prishë unitetin dhe konsolidimin demokratik në shtetet ballkanike perëndimore. Ajo thirri për marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë.