Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori francez i kërkon falje Serbisë pse Vuçiqi nuk ishte në rreshtat e parë

Ambasadori i Francës në Beograd, Frederic Mondoloni, siç raportojnë mediat e Beogradit, i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe popullit të Serbisë për shkak të protokollit dhe caktimit të vendit për uljen e tij në shënimin e Ditës së Fitores në Paris, transmeton Koha.net.

“Me Serbinë jemi shumë të afërt. Serbia në Luftën e Parë Botërore ka humbur gati një të tretën e popullsisë, 62 për qind të popullatës meshkuj dhe Franca këtë nuk e harron”, citohet të ketë thënë Mondoloni gjatë një paraqitjeje të tij në TV Prva.

“Jam ca i pikëlluar, sepse sot duhej të festonim fitoren tonë të përbashkët, në prag të vizitës së paralajmëruar të presidentit francez në Serbi. Ndërsa kjo për ne sikur e ka prishur gjithë këtë”, ka thënë Mondoloni.

Sipas tij bëhet fjalë për ngatërrim dhe kjo është “për keqardhje”, transmeton Koha.net.

Beogradi ka reaguar për shkak të vendit që i është caktuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ishte më afër liderëve botëror, ndryshe nga ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Theksohet se renditjes nëpër vende të zyrtarëve, shefave të shteteve e të qeverive ishte sipas alfabetit, që ka shkaktuar pakënaqësinë e Serbisë, transmeton Koha.net.

I pyetur se cili ka pasur vendin më të mirë, Thaçi apo Vuçiqi, ambasadori Mondoloni është përgjigjur “Gjërat nuk matën ashtu”.

Edhe Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët Rajon Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët

Macron do të vizitojë Serbinë në fillim të dhjetorit.

Pas kërkimfaljes nga ambasadori francez, presidenti i Serbisë Vuçiq iu falënderua dhe u shpreh se presidentin francez Macron Serbia do ta presë me dashuri e respekt, transmeton Koha.net.