Bekim Selimi u ngjit me dy flamuj në dorë në pullazin e autolarjes në ditën e hapjes. E kuqja ishte e përbashkët e të dyve. Në dy cepat e garazhit i nguli shtizat para se t’i shpërvilte pëlhurat. Në anën e djathtë vazhdon të valojë prej atëherë flamuri kuqebardhë i Anglisë. Në të majtën, flamuri kuqezi.
Selimi, nga fshati Babushi i Muhaxherëve i Lipjanit, asnjëherë nuk ka qenë në Angli. Por i ka tre vëllezër me shtetësi angleze që atje migruan gjatë viteve nëntëdhjetë. Dy prej tyre janë inxhinierë e i treti qe njëzet vite ka autolarje në Londër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurri në mes të tridhjetave thotë se flamuri anglez është shenjë për myshterinjtë e mundshëm se makina do t’u lahen si në kryeqytetin anglez. Edhe pajisjet speciale ia ka sjellë vëllai nga Anglia.
“Myshterinjtë, kur të ndalen te unë, e dinë se kerri lahet si atje. Nuk i përziej unë brushat, si shumëkush. I kam speciale për secilën pjesë”, thekson Selimi, në kafenenë e vogël në fund të oborrit të autolarjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.