Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot do më mbahet ceremonia e dhënies së donacionit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare të SHBA-ve (EXBS) dhe Departamenti i Energjisë (DOE) do të dhurojnë pajisje në vlerë prej 1 milion e 100 mijë dollarë për Ministrinë e Punëve të Brendshme - Policinë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Ministrinë e Financave - Doganat, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë - Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
-
SHBA i dhuron Kosovës 1 milion dollarë pajisje për kontrollin e kufirit
-
Amerika dhuroi pajisje për Agjencitë e Zbatimit të Ligjit në Kosovë
-
Donacioni 1.1 milionësh i SHBA-së synon të ndihmojë luftën kundër kontrabandës
-
SHBA-ja i dhuron FSK-së pajisje në vlerë prej 190.000 dollarësh
-
Ambasada Amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse nga COVID-19