Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë pranon aplikimet për vizat e fejesës K1 për banorët e Kosovës

Përmes një kumtese për medie, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet për viza fejese K1 për banorët e Kosovës, transmeton Koha.net.

Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/en që është qytetar/e i/e SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.

Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së. Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbërritjes. Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t’i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2.

Qytetari i fejuar i SHBA-së, fillon procesin duke dërguar peticionin pranë USCIS. Posa ky peticion të aprovohet, rasti i dërgohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për procedim. Sektori Konsullor do t’i kontaktojë individët me peticionin I-129 të aprovuar përmes email-it dhe do t’ua caktoj datën e terminit dhe udhëzimet e mëtejme të aplikimit.

Të gjithë aplikantët do të kenë një intervistë me zyrtarin konzullor në mënyrë që të demonstrojnë kualifikimet e tyre për vizë. Në shumicën e rasteve, vizat e aprovuara mund të merren në Ambasadë, brenda dy ditëve pune, pas intervistës.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndjekni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në: [email protected].

PIKAT E RËNDËSISHME

Edhe Personat mbi moshën 50 vjeçare mund të aplikojnë për vizë turistike amerikane në Prishtinë Arbëri Personat mbi moshën 50 vjeçare mund të aplikojnë për vizë turistike amerikane në Prishtinë

· Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativë dhe armët janë të ndaluara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje elektronike.

· I/E fejuari/a qytetarë i SHBA-së që ka bërë peticionin mund ta shoqërojë të fejuarën/in aplikues të vizës K1 në intervistë nëse dëshirojnë, edhe pse nuk kërkohet prezenca e tyre.

· Më shumë informata rreth procesit për vizat K1 mund të gjeni në faqen zyrtare të Ambasadës këtu: https://xk.usembassy.gov/visas/fiancee-visa/