Ambasada e SHBA në Prishtinë, përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin për vonesën e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, duke e pamundësuar kështu funksionalizimin e këtij institucioni.
Në vazhdim teksti i plotë i Deklaratës së Ambasadës së SHBA në Prishtinë:
Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës. Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike. E nxisim presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës, përfundon Deklarata e Ambasadës së SHBA.
Opozita dhe mediat ka kohë që kanë shtruar problemin e paralizimit të KQZ-së, si pasojë e mosemërimit të anëtarëve të këtij institucioni nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, rikujton Koha.net.
-
Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen sot Presidentit
-
Thaçi u bindet amerikanëve, betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së bëhet të enjten
-
Thaçi bllokon KQZ-në
-
Presidenca: Po presim verifikimin e kandidatëve të propozuar nga partitë për KQZ
-
SHBA-ja për moskonstituimin e Kuvendit: Po rrezikohet integriteti i institucioneve