Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendimin e sotëm për të ricertifikuar kandidatët të cilët më parë ishin larguar nga gara e ka quajtur për keqardhje.
Sipas Ambasadës, ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) zbaton urdhrat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet.
“E kuptojmë vendimin e KQZ-së për t’i kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës. Megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale”, thuhet në letrën e Ambasadës Amerikane.
“Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi”, thuhet më tej aty.
-
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”
-
SHBA-ja e kënaqur pas certifikimit të Listës Serbe: Procesi zgjedhor të mbetet pa ndërhyrje politike
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
-
SHBA: Na vjen keq që Lista Serbe do të bojkotojë shkarkimin e kryetarëve në veri
-
Paqartësi në zbatimin e nenit që u ndalon kandidatëve garën, Zyra do të rekomandojë certifikim në pako