Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada britanike tregon pse s’ka marrë pjesë në përzgjedhjen e bordit të Trepçës

Ambasada Britanike ka bërë të ditur se përzgjedhja e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës ka qenë pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës, por se kjo e fundit i kishte kërkuar që të mos merrte pjesë në përzgjedhje, raporton KTV

Në një përgjigje dhënë KTV-së, kjo ambasadë ka thënë se qëllimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ka qenë që t’i ndihmojnë qeverisë që të zgjedhë njerëz adekuat nëpër pozita.

Lidhur me këtë projekt, Ambasadori Britanik gjithmonë ka thënë se “suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovës. Dështimi i projektit është po ashtu dështim i Kosovës”. Shoqëria civile ka thënë se 3 nga anëtarët e përzgjedhur në bord kanë pasur poste politike, që bie ndesh me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Edhe shoqatat e bizneseve parashohin pasoja negative për të ardhmen e Trepçës. Për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” kanë aplikuar gjithsej 118 kandidatë, ndërsa komisioni rekomandues i formuar nga qeveria, me datën 29 dhe 30 mars 2018, i ka kryer intervistat me gojë me kandidatët.