Ambasada amerikane në Kosovë ka kritikuar procesin e shpejt të shkarkimit të bordit të RTK-së. Përmes një reagimi, Ambasada thotë se shkarkimet e nxituara “dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore”.
“Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e saj në Facebook.
“Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimi duhet të bazohet në prova transparente ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita.”
Kuvendi i Kosovës të enjten ka shkarkuar bordin e RTK-së.
Fillimisht është shkarkuar anëtari i bordit Sali Bashota me 64 vota për. Pas tij është shkarkuar Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.
-
Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së, në mospërputhje me Kushtetutën
-
Anëtari i PDK-së del pro shkarkimit të bordeve: S’është koha për vajtime
-
Bordi i shkarkuar i RTK-së kërcënon me padi
-
Bordi i RTK-së: Vendimi për shkarkim prodhon shkelje kushtetuese nga Kuvendi
-
Bordi i RTK-së e quan politik dhe pa fakte rekomandimin për shkarkim të tij