Ambasada amerikane në Shqipëri njofton herë pas here mbi procedurat që duhen ndjekur për vizat e llojeve të ndryshme në SHBA dhe së fundmi bën thirrje që të mos punojnë me vizë turistike.
“Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SHBA. – jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA. Nëse keni pyetje se çfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua! Jam gjithmonë e lumtur t’ju ndihmoj”, shkruan Ambasada.
Ndërkohë në ikonografin e rubrikës “Pyet Annën”, ambasada sqaron se është e paligjshme për të punuar në SHBA me një vizë turistike. Vizat e punës janë në dispozicion vetëm për punë të veçanta dhe janë shumë të kufizuara.
-
Porosia e Ambasadës Amerikane për shqiptarët përmes kartolinës
-
SHBA-ja do t'u refuzojë vizat aplikantëve që thonë se kanë frikë nga persekutimi në vendin e tyre
-
SHBA-ja zgjat në 10 vjet vlefshmërinë e vizave për shtetasit e Shqipërisë
-
Udhëtarët me vizë amerikane nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen
-
Në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, rinovimi i vizës bëhet përmes postës