“Mirëmëngjesi të gjithëve nga Alvini i lirë në Damask!”.
Me këtë foto që shihni më poshtë, gazetari Ilir Kulla ka dhënë lajmin e mirë dhe të shumëpritur për Alvin Berishën, djalin shqiptar i cili ndodhej në Siri dhe babai i tij kishte ditë që bënte apel ta ndihmonin djalin e tij të nxirrej nga kampi ku mund t’i rrezikohej edhe jeta.
Alvin Berisha është nxjerrë nga kampi i të burgosurve Al Hole dhe së shpejti ai pritet të shkojë në Romë.
Aktualisht ndodhet në Siri dhe siç duket në këtë foto gëzon shëndet të plotë dhe është i qeshur.
Në operacionin për shpëtimin e tij u angazhua dhe konsullata shqiptare së bashku me inteligjencën italiane.
Artikuj të ngjashëm
-
Pasi shpëtoi nga kampi i “ferrit” në Siri, vogëlushi Alvin Berisha shfaqet shumë i lumtur në Instagram
-
Alvini mbërrin në Itali, bashkohet me familjarët
-
Shpëtohet nga kampi në Siri 11 vjeçari shqiptar, Alvin Berisha
-
Përfundon me sukses operacioni i evakuimit të 5 shqiptarëve nga kampi në Siri
-
Historia e Alvinit: Si u kap rob nga ISIS-i Afrim Berisha