Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Alternativa përshëndet Deklaratën Kosovë- Mali i Zi

Përmes një kumtese për medie Alternativa e përshëndetë Deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet dy shteteve, transmeton Koha.net.

Ajo thotë me këtë akt janë krijuar kushtet për konsensusin e plotë politik për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror me Republikën e Malit të Zi.

Kumtesa konsideron që për çdo çështje të interesit nacional të ecet përpara me konsensus politik, dhe të nxjerrim mësime nga bllokada që i është shkaktuar vendit që gati 3 vite.

Në fund kumtesa u bën thirrje partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës që unanimisht ta votojmë marrëveshjen në fjalë, dhe t’i hapim rrugë vendit tonë për liberalizimin e vizave ndërsa nga institucionet shtetërore kërkon sundim të ligjit në mënyrë që të arrihen rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të shmangur çfarëdo pengese për liberalizimin e vizave.

.