“Alternativa” kishte bisedime për koalicion edhe me LDK-në edhe me LVV-në. Kryetarja, Mimoza Kusari – Lila në Rubikon të KTV-së.
Ajo theksoi se programi ishte që i bëri bashkë me LDK-në.
“Kur reflektojmë prapa në atë kohë të bisedave mendoj që LVV ka pasur një vendim që të shkojnë vetëm në këto zgjedhje”, ka thënë ajo.
Disa nga kushtet që e bën bashkë me LDK-në ishin ndër të tjera edhe aktivizimi i aeroportit të Gjakovës, reforma për rend dhe ligj, ajo e administratës publike dhe dialogu me Serbinë.
Kusari – Lila tha se nuk shkuan si të vetëm në zgjedhje për shkak të frikës për zhgënjim nga votat duke marrë parasysh fatin që i kanë ndjekur partitë e reja më parë.
Edhe
Kusari-Lila: Fitorja e VV-së më 6 tetor, sukses i arritur tani por i nisur kohë më parë
“Periudha kohore ka qenë shumë e shkurtë dhe nuk deshëm të përsëritet fati i të gjitha partive të reja që janë zhgënjyer edhe bartësit edhe qytetarët, si FER-i dhe ORA”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se “Alternativa” megjithatë ka dalë mirë në këto zgjedhje.
-
Kusari-Lila: VV-ja nuk pranoi subjektivitetin e Alternativës, garojmë të vetëm
-
Alternativa mbështet qeverisjen me VV-në, marrëveshja të mos mbetet peng e individëve
-
Kusari-Lila tregon pse Alternativa zgjodhi koalicionin me LDK-në dhe jo partitë tjera
-
Kusari-Lila: Zgjedhjet e reja do t’i dëmtonin të gjitha partitë