Zgjati deri në fundjavë hareja e -Alpin Fest Valbona- që është një aktivitet mbarë kombëtar për të festuar ditët alpine dhe u organizua me nismën e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në bashkëpunim me Shoqatën Dajti Alpino Turistik, dhe me Shoqatën Bjeshkëtare Pashtriku nga Gjakova që u zhvillua në qendër të Valbonës pranë bujtinës “Tradita” të fisit Selimaj.
Alpin Fest ishte një event treditor që zgjati deri të dielën 9 korrik, në të cilin njerëz nga treva të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj u mblodhën së bashku.
Qëllimi i këtij aktiviteti të gjerë është t’i bashkojë të gjithë dashamirësit e natyrës me moton “Në mal dhe të gjithë për malin”. Gjithashtu të krijojë mundësinë e këmbimit të eksperiencave të shoqatave dhe grupeve të ndryshme për natyrën, promovimin e traditës, turizmit, promovimin dhe nxitjen e aktiviteteve sportive që lidhen me natyrën e malin si alpinizëm, ecje në natyrë, ngjitje në mal, ngjitje në shkëmb, etj.
Valbona këto ditë u bë një stacion i rëndësishëm takimi mes alpinistësh, bjeshkëtarësh, dashamirësve të natyrës, njerëzish pasionantë të sporteve që kanë lidhje me malin dhe natyrën nga të gjitha trevat mbarë kombëtare e jashtë saj për t’u takuar e zhvilluar aktivitete sportive me qëllim të socializimit dhe krijimit të lidhjeve të forta sportive e miqësore.
Specialitët e AdZM Tropojë gjatë gjithë kohës ishin prezentë për dhënien e ndihmës dhe asistencës.
-
300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje
-
“Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon
-
Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre
-
Parku Arkeologjik i Apolonisë transformon infrastrukturën për një eksperiencë moderne
-
Me kërkesë të Austrisë, Policia në Kosovë zhvillon aksion në Fushë-Kosovë