Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu thotë se për 100 ditë të qeverisjes rritëm sigurinë në Ferizaj

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e parë, të cilën e ka udhëhequr kryetari Agim Aliu.

Në këtë mbledhje është diskutuar për sigurinë e përgjithshme në Komunën e Ferizajt. KKSB-ja në këtë komunë tashti do të përfaqësohet nga të gjitha institucionet relevante të sigurisë, si dhe komunitete të ndryshme fetare dhe etnike.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Agim Aliu, shprehu gatishmërinë e institucionit të Komunës për të bashkëvepruar me të gjithë aktorët relevantë lokalë me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në komunën tonë.

Ai ka njoftuar se gjatë 100 ditëve të qeverisjes lokale, kanë ndërmarrë një varg veprimesh që kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë në përgjithësi në Komunën e Ferizajt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)