Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke qëndruar në Brezovicë. Vizitën atje, ai thotë se po e bën për shkak të vërejtjeve që kanë marrë nga aktivistët e banorët e kësaj pjese për shkak të hidrocentraleve.
Pas lumit në Brezovicë, ai ka paralajmëruar se do të vizitojë edhe lumin në Shtërpc.
“Pas shumë vërejtjeve që kemi marrë nga aktivistë e banorë, kemi dalë në terren. Këtu jemi në Brezovicë te lumi. Këtu kemi pasur vërejtje për shtratin e lumit, pas kësaj do ta vizitojmë lumin në Shtërpc. Unë kam qenë edhe dje në një inspektim pas orarit të punës”, ka thënë ai.
Aliu pas këtyre vizitave ka paralajmëruar konferencë për media.
-
Ministria e Mjedisit paralajmëron shqyrtimin e lejeve për hidrocentralet
-
Aliu sulmohet me ngjyrë e vezë në Leposaviq, protestuesit tentuan t’ia bllokonin rrugën
-
MMPH-ja po përgatit lëshimin e lejes për hidrocentralin tek i cili konstatoi një varg shkeljesh
-
Aliu: Ministria e Mjedisit është duke përgatitur hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet
-
Padi me kërkesën për anulimin e lejeve për hidrocentralin në Brezovicë