Ekonomisti Florin Aliu ka vlerësuar se projektbuxheti për vitin 2024, që u miratua në parim të enjten nga Kuvendi, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga vitet e kaluara.
Aliu ka thënë se Kosova si shtet në tranzicion ka ende nevojë për investime kapitale, e në projektbuxhet shumica e investimeve kapitale janë të bartura nga viti i kaluar.
“Struktura buxhetore është thuajse aty-aty, siç ka qenë në vitet e kaluara. S’shoh ndonjë ndryshim të madh. E kemi këtë qeveri qe tre vjet. Ne jemi ende në situatën ku kemi nevojë për investime kapitale. Nuk e di ndonjë investim kapital serioz nga kjo qeveri”, ka thënë Aliu në “Interaktiv”, duke kritikuar ekzekutivin për mostransparencë sa i përket çështjeve ekonomike.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se reformat ekonomike gjatë qeverisjes së tij kanë pasur sukses, Aliu ka thënë se rritja ekonomike e dëshmon të kundërtën.
“Na e kemi një indikator që na tregon nëse reformat kanë pasur sukses. Është rritja ekonomike. Rritja ekonomike ka rënë në 3 për qind. Pas pandemisë, kryeministri tha se jemi vendi me rritjen më të madhe ekonomike, por ne u kthyem në 3 për qind, ashtu siç kanë parashikuar institucionet botërore financiare. Sepse gjeneratorët e rritjes ekonomike nuk janë të aktivizuar. Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton rritje page, standard më të mirë të jetesës. Viti 2014 ka qenë kur ka pasur rritje signifikante të pagave. Indikatorët e parë të zhvillimit janë paga, rritja ekonomike dhe inflacioni”, ka thënë ai.
Aliu ka thënë se Kurti e ka marrë pushtetin në një periudhë ku s’ka pasur stabilitet ekonomik, por që nga atëherë, sipas ekonomistit, ekzekutivi s’ka bërë ndonjë reformë ekonomike.
-
Kurti lavdërohet për tërheqje të investimeve. OEK: Asnjë kompani serioze s’investoi viteve të fundit
-
Kurti: Kritikat për buxhetin do të trajtohen me rastin e rishikimit
-
Miratohet në parim buxheti për 2026-n, opozita e cilëson dokument të “status quosë”
-
FMN-ja përgënjeshtron shifrën e Kurtit për rritjen ekonomike
-
Aliu: Pas vitit 2015, është dashur të bëhen reforma të mëdha strukturore në ekonomi