Artan Alija, njohës ndërkombëtar për çështje politike, tha se dy komponentë e komplikojnë arsyen e bisedës së shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me përfaqësues të Listës Serbe.
Sipas tij, në kushte normale, Kusari-Lila do të duhej të bisedonte për çështje të Kuvendit edhe me deputetë të Listës Serbe, por siç tha ai, imazhi i këtij subjekti politik dhe i Milan Radojçiqit, si zyrtar i partisë, e vështirëson këtë.
“Në kushte normale, Kusari-Lila e ka për obligim të punës që të mbledhë vota kur ka nevojë për votim të ligjeve të caktuara, por në bazë të asaj që kam dëgjuar, Kusari-Lila ka biseduar me Simiqin si udhëheqës i grupit të Listës Serbe për votime...Kjo është ajo që e komplikon situatën se a do të duhej të bëhej ai diskutim”, tha ai.
Sipas njohësit për çështje politike, Lëvizja Vetëvendosje i kishte kritikuar partitë e tjera për komunikim me Listën Serbe e me Radojçiqin, por tash siç tha ai, po ndodh edhe të.
-
Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin është e montuar
-
Kusari-Lila mohon kontaktin me Radojçiqin, arsyeton atë me Simiqin
-
PDK-ja kërkon hetim për Kusari-Lilën pas incizimeve që tregojnë se ka pasur bisedë me Radojçiqin
-
Kusari: Ata që po e kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut, po përpiqen ta pengojnë finalizimin e marrëveshjes LVV-LDK
-
Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve