Aleanca e Partive Liberale të Evropës u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda kundër patrullave të policisë së Kosovës ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Kjo aleancë ka theksuar se Serbia duhet të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE”.
Aleanca e Partive Liberale të Evropës ku bën pjesë edhe PDK-ja i ka bërë thirrje BE-së për rinisjen e dialogut.
“Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet e tij dhe të sigurojë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përshpejtojë ritmin dhe të sjellë përparim drejt reformave dhe normalizimit mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e saj.