Persekutim ndaj Vetëvendosjes e quan Albin Kurti urdhër-arrestin e fundit ndaj tij. Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, ai thotë se nuk është duke u fshehur, e normalisht po zhvillon aktivitetin e tij, por thotë se Policia qëllimshëm nuk e ka arrestuar deri tash.
Policia e Kosovës nuk ka sqaruar nëse është duke e kërkuar ose pse nuk e ka zbatuar këtë urdhër-arrest në momentin që Kurti ka hyrë në Kosovë, në pikën kufitare në Han të Elezit.
Tani kur Gjykata ka urdhëruar arrestimin e Kurtit nëpërmjet një urdhër-arresti të lëshuar më 21 prill, Policia ka heshtur për mosveprimin e saj. Sipas urdhër-arrestit që e ka siguruar KTV-ja, Stacioni i Policisë në Qendër është obliguar që njoftimin ta dërgojë në të gjitha pikat kufitare, si dhe në Aeroportin e Prishtinës. Nëse arrestohet, Kurti do të dërgohet direkt në paraburgim për 1 muaj, sipas vendimit të gjyqtarit Beqir Kalludra, por Kurti thotë se kjo nuk është e rëndësishme për të.
-
Policia ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës për Kurtin
-
Prokuroria njofton gjykatën se Kurti nuk e përfilli urdhrin gjyqësor
-
Refuzimi i Kurtit për dëshmi, Shefqeti: Pas gjobave mund të kërkohet paraburgim
-
Kurti s’paraqitet për dëshmi, Prokuroria thotë se do të veprojë konform ligjit
-
Kurti për Prokurorinë: Më 10 shkurt s’ka pse del në punë