Shtetet e Bashkuara ngritën akuza për terrorizëm kundër Mirsad Kandiqit, me origjinë nga Kosova.
Kandiq, 36 vjeç, siç bën të ditur REL, dyshohet se i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik, katër vjet më parë dhe se ka ndihmuar rekrutimin e njerëzve të tjerë në kauzën ekstremiste.
Ai u ekstradua nga Bosnja më 31 tetor.
Kandiq u ka thënë bashkëpunëtorëve se ai ka ndihmuar 20,000 “vëllezër” t’i bashkohen grupit, thanë prokurorët amerikanë.
Sipas tyre, Kandiq ka qenë edhe propagandues i Shtetit Islamik, duke menaxhuar mbi 100 llogari në Twitter.
Kandiq ka qenë banor i ligjshëm i SHBA-së, i cili ka jetuar në Nju Jork përpara se të udhëtonte në Stamboll në vitin 2013 për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, thanë prokurorët.
-
SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm shtetasin e Kosovës që iu bashkua ISIS-it
-
Kosovari i dyshuar për terrorizëm, SHBA heton në Tiranë
-
Një kosovar akuzohet në Gjermani për mbështetje të IS-it
-
Aktakuzë për terrorizëm për të kthyerin nga Siria në Kosovë
-
Një kosovar në Zvicër akuzohet se udhëhoqi një grup xhihadist