Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Akuza e kundërakuza të rënda mes VV-së e PDK-së

Akuzat ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë vazhduar edhe gjatë së shtunës.

Dardan Molliqaj, i cili paraprakisht tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk mund të ketë vend në institucionet e shtetit, e ka quajtur sot atë si prijës të organizatës më të madhe kriminale në vend, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje sipas deputetit Molliqaj, Veseli është përgjegjës edhe për izolimin që i është bërë shtetit të Kosovës si dhe e ka akuzuar atë për ndarjen “në dysh” të Mitrovicës.

Derisa kreu i PDK-së, Kadri Veseli, nuk është marrë me deklaratat e Molliqajt, deputeti i ri i kësaj partie, Andin Hoti, duke e quajtur ish-sekretarin organizativ të Vetëvendosjes ‘spec të djegës’.

Ai ka shtuar se Kadri Veselin dhe shumë burra të këtij vendi s’ka mundur t'i dorëzojë Serbia në kohët më të vështira dhe më të lavdishme.

E kundër Dardan Molliqajt, ka reaguar edhe Blerand Stavileci, duke e quajtur ‘kriminel ordiner dhe duke e bërë përgjegjës për organizimin e vënies së bombës në RTK dhe për atentatin ndaj familjes së drejtorit të RTK-së.