Kandidimi i ish-deputetes të LDK-së, Vjosa Osmani, për kryeministre të Kosovës, është mirëpritur nga aktivistë për barazi gjinore.
Sipas tyre, kandidimi i një gruaje, për të parën e qeverisë ndikon edhe në besimin e qytetarëve në zgjedhje, raporton KTV.
Igballe Rogova, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, beson se në rast të fitores, ndikimi i grave do të rritet edhe më shumë në qeverisjen qendrore.
Në anën tjetër, Besnik Leka, aktivist për barazi gjinore, thotë se kandidimi i Osmanit është shenjë pozitive në rritjen e vetëdijesimit të politikanëve për të drejtat e grave.
Vetë qytetarët përkrahin kandidaturën e Osmanit, duke e parë si hap pozitiv në skenën politike kosovare, të dominuar nga burrat.
Vjosa Osmani ka marrë besimin e Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për t’i prirë kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.
Edhe
Aktivistët e barazisë gjinore nominimin e Osmanit për kryeministre e shohin si fuqizim i grave
Në fjalën e saj, si e nominuar për kryeministre të Kosovës, Osmani ka premtuar se do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve, e veçanërisht i grave.
Vjosa Osmani nuk është kandidatja e parë grua për të parën e Qeverisë.
Parti më të vogla, të lidhura në më 2010 në “Koalicionin për Kosovën e Re”, i udhëhequr nga AKR-ja, patën nominuar Mimoza Kusari-Lilën për kryeministre.