37 aktivistë e policë në Ferizaj sot kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion.
Pas aksidentit të rëndë në fshatin Koshare të Ferizaj më 6 qershor të këtij viti, ku të vdekur mbetën pesë qytetarë, u organizua fushatë sensibilizuese dhe solidarizuese.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim me OJQ-në ‘’Kuvendi i
të Rinjve të Ferizajt’’ u rreshtuan me qëllimin për sensibilizimin e drejtuesve të të gjitha kategorive të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin aksidenteve në komunikacion.
“Tridhjetë e shtatë aktivistë dhe disa policë mbajtën në duar shkronjat e 5 emrave të viktimave në aksidentin fatal dhe disa porosi/thirrje ( pankarta) për të respektuar shenjat dhe rregullat e komunikacionit”, njoftoi Policia në Ferizaj.
{gallery}
-
Një i vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Kaçanik-Ferizaj
-
Parandalimi i aksidenteve, Policia në Ferizaj shqipton mbi 1130 gjoba brenda javës
-
Kërkohet sinjalizim me pika të zeza për rrugën rajonale Ferizaj-Shtime
-
Policia jep detaje për aksidentin ku humbën jetën katër persona