Në kujtim të të rënëve në masakrën më të madhe në Malishevë, asaj të Burimit, dhe shënimit të përvjetorit të saj, me moton "Dje u derdh gjaku për liri, sot dhurojmë gjak për bamirësi", organizuar nga fshati dhe xhamia në Dragobil në bashkëpunim me Entin për Transfuzionin e Gjakut, është zhvilluar një aksion për dhënin vullnetare të gjakut.
Aksioni është pritur shumë mirë nga qytetarët, të cilët sot u paraqitën vullnetarisht për të dhënë gjak, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve të cilët shërohen në spitalet tona.
Sipas organizatorëve të këtij aksioni human, ky organizim synon të bëhet tradicional të premten e fundit të muajit mars.
Artikuj të ngjashëm