Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Korçës, pranë fshatit Birnajë.
Tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina të Ministrisë së Brendshme. Raportohet për 5 të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital, mes tyre 3 punonjës të Gardës.
Mësohet se makina me targa të Ministrisë së Brendshme, për shkak të lagështirës në rrugë, ka rrëshqitur dhe është përplasur me një automjet tip “Golf”. Sipas burimeve, njëra prej makinave është pjesë e eskortës së kryeministrit Edi Rama.
Mjeti tip “Honday” me targa të Ministrisë së Brendshme (makina që qëndron pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë) për shkak të borës në rrugë, ka rrëshqitur dhe është përplasur me një automjet tip “Golf”. Makina, pjesë e eskortës së Kryeministrit po udhëtonte në drejtim të Korçës, atje ku do të ketë një mbledhje të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës.
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
Aksident mes disa automjeteve afër pikës në Vërmicë, tetë të lënduar
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Vetura aksidentohet me trenin në Drenas