Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksidentohet afër Kumanovës ish-ministri Arbën Ahmetaj

Ish-ministri i Financave Arbën Ahmetaj është plagosur në një aksident automobilistik në Maqedoni. Lajmi është bërë publik nga mediat shqiptare në Maqedoni, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë.

Sipas TetovaSot në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy automjete, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të shqiptare të cilën e drejtonte ish-ministri Financave të Shqipërisë. Në këtë aksident janë lënduar 14 persona, mes tyre edhe ish-ministri Ahmetaj.

Ky aksident u konfirmua edhe nga zv/ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ka vizituar në ambientet e spitalit ish-ministrin Ahmetaj.

“Falë Zotit, vëllai ynë, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë! Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit”, shkruan Nuhiu në Facebook.

Image
Image