Në prag të festës së Bajramit të Vogël, Aleanca Kosova e Re i shpreh urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit islam, duke shpresuar se kjo festë e cila simbolizon solidaritet, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri tjetrit, të ju sjellë lumturi dhe begati për të gjithë.
Përmes një komunikate për media AKR thotë se, “festat si kjo, na rikujtojnë se duhet të bëhemi më solidarë me ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe më tolerantë ndaj diversiteteve”.
“Le t’i kultivojmë këto vlera të shoqërisë sonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Madhështia e festave si kjo, qëndron pikërisht tek solidariteti dhe ndihma ndaj të tjerëve. Me fat Festën e Kurban Bajramit!”, thuhet në komunikatë.
-
Në kremten e Bajramit u bë thirrje për stabilitet politik
-
Krerët politikë urojnë Kurban Bajramin me mesazhe për solidaritet dhe unitet
-
Ipeshkvi Gjergji uron Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike
-
Besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare
-
Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin