Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes asetin “Ratar Tokë Bujqësore Prishtinë IX”.
Kjo njësi ishte paraparë për t’u shitur përmes likuidimit nr. 46, me numër rendor 63, e cila do të mbahet me datën 8 maj 2019.
Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 46 përfshin asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës.
Hapja e ofertave do të mbahet më 8 maj në sallën e Hotelit “Grand” në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.