Agjencia Kosovare e Privatizimit sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.33, ku përfshihen 92 asete.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin prill 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.33 do të jetë dita e mërkurë, 21 qershor 2017.
Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 28 qershor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.