Agjencia Kosovare e Privatizimit sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.37.
Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 37 përmban 101 asete, të gjitha këto njësi-asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Sipas një njoftimi të AKP-së, pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin gusht 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.
Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 15 nëntor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.
-
396 hektarë kthehen në mandatin e AKP-së, vlera 188 milionë euro
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Arrestohet i dyshuari për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona të AKP-së
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione