Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKP-ja inkason mbi 1.2 milion euro nga borxhet e qiramarrësve

akp

Agjencia Kosovare e Privatizimit për një muaj ka arritur që të inkasoi 1 milion e 226 mijë euro nga borxhet e qiramarrësve të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSh).

AKP-ja ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e tij ka shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës që ndërlidhen me qiradhëniet, si dhe është aprovuar raporti i Komisionit të banesave me ç’rast janë trajtuar 18 kërkesa të palëve.

“Gjatë kësaj mbledhje, Bordi u njoftua lidhur me asetin në pronësi të NSh ‘Ramiz Sadiku’ – lagjja Pejton në Prishtinë nga Njësia e Negocimit Direkt si dhe aprovoi pesë raporte fillestare për inicim të procedurës për shitje me negocim direkt që do t’i nënshtrohet procedurave të tjera të parapara me legjislacion për t’u finalizuar shitja sipas raportit përfundimtar i cili do t’i paraqitet Bordit për aprovim”, thuhet në raportin e AKP-së. /KSP