Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKK kundër monopolit në homologimin e automjeteve rrugore

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës po kundërshton monopolin, tashmë e disa vite, në homologimin e mjeteve, transmeton Koha.net.

AKK mendon se ky monopol do të vazhdojë edhe me udhëzimin më të ri administrativ dhe thotë se bie ndesh me Mbrojtjen konkurrencës.

Sot në mbledhjen e radhës të Komisionit të AKK-së u vendos që të atakohet Draft-udhëzimit administrativ (mi) nr. xx/2017 për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës nga ky komision, këto kërkesa janë:

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjatë analizimit të draft-udhëzimit administrativ (mi) nr. xx/2017 për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore vëren se neni 3 par. 2, neni 6, 7 dhe 20 par. 2 dhe 3 bien ndesh me Ligjin Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e konkurrencës, konkretisht me Nenin 2, Nenin 4 paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.4.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës rekomandon Ministrinë e Infrastrukturës që ta rishikojë dhe ta bëjë plotësim ndryshimin e dispozitave në DRAFT-UDHËZIMIT ADMINISTRATIV (MI) Nr. Xx/2017 PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE PROCEDURAVE PËR HOMOLOGIM TË MJETEVE RRUGORE veçanërisht nenin 3, 6, 7 dhe 20.

Edhe Ministrisë së Infrastrukturës i kërkohet rishikimi i udhëzimit për homologimin e automjeteve Arbëri Ministrisë së Infrastrukturës i kërkohet rishikimi i udhëzimit për homologimin e automjeteve

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës Sugjeron - që Autoriteti Homologues (Ministria) të bëjë Liberalizimin e tregut të Homologimit të automjeteve, ta hap tregun në më shumë subjekte afariste duke u bazuar në një konkurrencë të lirë dhe të ndershme të tregut.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës rekomandon Ministrinë e Infrastrukturës që në parim, tregu i lirë e përcakton çmimin e shërbimit të Homologimit, meqë rasti karakterizohet si specifik, atëherë Ministria vendos vetëm për çmimin tavan - maksimal duke mos i detyruar subjektet e autorizuara të kenë çmime unike.

Në fund të kumtesës Autoriteti Kosovar I konkurrencës, konsideron se ky draft udhëzim administrativ, ka pretendime kufizuese, ne aspektin e Liberalizimit te tregut, e sidomos nenet e atakuara. Po ashtu ky draft udhëzim administrative, tenton qe t'i caktojë çmimet dhe t'i bëjë unike për të gjithë. Autoriteti Kosovar I Konkurrencës konsideron se përcaktimi i çmimit, nga ana e autoriteteve shtetërore, bie ndesh me Ligjin për mbrojtjen e Konkurrencës par. 1.1 neni 4. Andaj I kemi rekomanduar Autoritetit Homologues (Ministrisë) që të marrë masa për plotësim ndryshimin e këtij Udhëzimi.