Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKK gjen shkelje ligjore në një tender të Fushë-Kosovës, komuna e anulon

Komuna e Fushë-Kosovës është detyruar të anulojë një tender për larjen e veturave zyrtare, pasi Agjencia Kundër Korrupsion, gjeti shkelje ligjore, raporton KTV. Agjencia konstatoi se komuna bëri diskriminim territorial, duke specifikuar që Operatori Ekonomik, i cili do ta fitojë tenderin, nuk duhet të ketë autolarjen më larg se pesë kilometra.

Kjo kërkesë, sipas Agjencisë, është diskriminuese dhe kufizon konkurrencën e lirë mes Operatorëve Ekonomikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke u bazuar në këtë, Agjencia i ka rekomanduar zyrtarët komunalë që t’i evitojnë këto shkelje ligjore.

Por, zyrtarët komunalë nuk e shohin të arsyeshëm këtë veprim të Antikorrupcionit, ngase të gjitha institucionet e tjera kanë kontrata të ngjashme të lidhura me operatorë ekonomikë brenda hapësirave trikilometërshe.

Por Antikorrupsioni në sqarimin e vet ka saktësuar se ligji është ndryshuar që lërë të kuptojë se përcaktimi i distancës nuk do të jetë më kriter i prokurimit. Sidoqoftë, kjo komunë ka planifikuar që brenda një viti t’i shpenzojë 10 mijë euro për larjen e 41 veturave zyrtare.