Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare me temën “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”, e cila është organizuar në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit, qëllimi i së cilës ishte debati rreth forcimit të arsimit n fushën e sigurisë.
Në fjalën e tij ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike me vetë ekzistimin e saj është tregues se rendi dhe siguria në shtet fillojnë nga një bazament i fuqishëm arsimor, ku numri i madhe i zyrtarëve të institucioneve të sigurisë tregon për punën e madhe që është bërë dhe po vazhdon të bëhet në këtë institucion arsimor, unik për vendin.
Mustafa tha se respektimi i rendit, sundimi i ligjit, respektimi i vlerave demokratike marrin kuptim të plotë vetëm kur respektojnë njëra tjetrën, duke shtuar se me atë që ofron Akademia në arsimimin e zbatuesve të ligjit është edhe garantues se gjërat kanë shkuar në kahen e duhur.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismajl Smakiqi, tha se mbështetja ndërkombëtare që ka Akademia, i ka mundësuar asaj që të futet në ciklin e krijimit të programeve profesionale dhe programeve studimore më standarde evropiane dhe më gjerë.
Libor Chlad nga zyra e BE-së tha se Bashkimi Evropian ka qenë donatori kryesor në Kosovë në ofrimin e trajnimeve dhe arsimimit për zbatuesit e ligjit, kontribut i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
-
Fillon konferenca për institucionet arsimore të sigurisë publike
-
Kurti fton komunitetet të shërbejnë në institucionet e sigurisë
-
Andrews premton mbështetje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
-
Diplomohen 16 kadetë për inspektorë të Inspektoratit Policor të Kosovës
-
Fuqizimi i sigurisë në bashkësi i kontribuon sigurisë në nivel vendi